TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2025, 08:38

Merr flakë banesa në Fier, gruaja përfundon në spital me djegie në fytyrë 

Shkruar nga Pamfleti

Merr flakë banesa në Fier, gruaja përfundon në spital me

Një banesë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në Fier. Mësohet se një bombol gazi ka marrë flakë.

Ka qenë gruaja e cila ka arritur të shuajë flakët, por si pasojë ka pasur dëmtime në fytyrë. Ndërkohë pas njoftimit zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Banorët e pallatit u evakuuan. Ndërsa e lënduara u dërgua në spitalin rajonal në Fier pasi ka marrë plagë djegie në fytyrë.

 

Lini një Përgjigje