TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2024, 12:23

Operacioni kundër bandës së Suel Çelës, disa prej anëtarëve u arrestuan në Belgjikë dhe Itali; SPAK bën gati kërkesat për ekstradim

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni kundër bandës së Suel Çelës, disa prej

Pak ditë pasi goditi organizatën kriminalë me 21 anëtarë të Suel Çelës, mësohet se SPAK do të përcjellë javën e ardhshme kërkesat për ekstradim në Shqipëri të disa prej të arrestuarve në Belgjikë dhe Itali.

Hetimet janë në fazën përfundimtare dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë vendimtar për këtë goditje.

Organizata dyshohet të ketë vepruar në trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke përfituar shuma të mëdha parash. Ndërkohë, autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara drejtësisë.

Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për 14 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Suel Çela. Masa ndryshoi për avokaten Blerina Beqirin, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Në burg u la edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, lidhje e ngushtë e Çelës duke i dhënë vendime gjyqësore në favor apo duke ndikuar tek të tjerët për favorizime. Gjithashtu edhe ish-komisari i Kombinatit, Dedan Gjoni, i arrestuar kohë më parë dhe dënuar për një dosje tjetër, gjithashtu dhe nën proces për 'Metamorfoza 2" me ish-kryepolicin Erzen Breçani. Kjo është dosja e tretë për Gjonin.

4 nga personat, përfshi Suel Çelën (Marjus Lulaj), janë ende në kërkim dhe masa u dha në mungesë. Në total tani ka 3 masa detyrim paraqitjeje, 4 masa me burg në arrati dhe 14 masa me burg që janë të arrestuar.

Ndërkohë masa detyrim paraqitje mbetet në fuqi edhe për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha. GJKKO ka vendosur që Hoxha të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji, në orën 13:00 dhe Qyno të martën e parë të çdo muaji, po në të njëjtën orë.

Qyno është nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa Artan Hoxha ka akuzën e rëndë si pjesëmarrës në organizatë kriminale.

Operacioni nisi më 25 Nëntor nga ana e SPAK dhe Policisë me ekzekutimin e masave të GJKKO për 21 personat e dyshuar, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të arrestuar në Belgjikë dhe Itali, ose edhe kohë më parë për çështje të ndryshme.

Në burg do vijojnë të qëndrojë:

-Mario Çela (i arrestuar në Belgjikë më parë për vepër tjetër penale)

-Xhino Roka

-Klaus Matishi

-Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)

-Bruno Azizolli

-Ledio Zabeli

-Marsel Roka

-Ado Xhika

-Metin Mehja

-Renato Hasani

-Pajtime Fetahu

-Dedan Gjoni

-Bujar Shega (i arrestuar në Itali)

-Hajdar Lala

-Vijojnë në kërkim me masë sigurie arrest në burg

-Suel Çela

-Prekë Kodra

-Fuad Verzivolli

-Skënder Sufaj

-Detyrim paraqitjeje:

-Artan Hoxha

-Elton Qyno

-Blerina Beqiri (avokatja)

Lini një Përgjigje