TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Nëntor 2024, 12:04

Akuzohet për përdhunimin e një të miture në Francë, kapet në Muriqan 30-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet për përdhunimin e një të miture në

Një 30-vjeçar malazez është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit, pasi rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze.

30-vjeçari akuzohet në Francë, për veprat penale “Përdhunim dhe Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. D, 30 vjeç, banues në Mal të Zi.

30 vjeçari ishte i shpallur në kërkim  ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, pasi  Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë, datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje