TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 18:50

Operacioni i DEA/ Shqiptarët “mbretër” të drogës, si po përdorin Ndranghetan dhe mafien spanjolle për të transportuar kokainën

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i DEA/ Shqiptarët “mbretër” të
Momente nga arrestimi

DEA dhe autoritet spanjolle e Portugeze zbuluan se droga ishte porositur nga shqiptarët, të cilët duket se përdornin mafien italiane dhe atë spanjolle për ta sjellë në Evropë “mallin”...

Policia spanjolle, ajo portugeze dhe DEA zhvilluan sot një super operacion, duke vendosur në pranga 9 persona. Ata dyshohen si të përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku kokaine nga Kolumbia në Evropë. Rrjeti përbëhej nga shqiptarë, italianë (pjesë e Ndranghetas) dhe spanjollë, pjesë e familjes mafioze “Los Piturros”.

Mediat spanjolle kanë nxjerrë te tjera detaje, ku shprehen se bëhet fjalë për një operacion, i cili është iniciuar që në prill. Në atë kohë u kapën afro 1500 kilogram kokainë. Policia u vu në ndjekje të një skafi, ku trafikantë arritën të largohen, përveç njërit, i cili kur u hodh në det u copëtua nga helikat e motorit të skafit. 300 kg kokainë mbeti në mjet, ndërsa pjesën tjetër ata e hodhën në det.

DEA dhe autoritet spanjolle e portugeze zbuluan se droga ishte porositur nga shqiptarët, të cilët duket se përdornin mafien italiane dhe atë spanjolle për ta sjellë në Evropë “mallin”. Nga brigjet portugeze apo spanjolle, ata më pas e merrnin dhe e transportonin në Evropë.

Sipas mediave, operacioni është zhvilluar në një zonë të mbushur me vila dhe rezidenca luksi. Makinat e policisë ishin civile dhe të kamufluar, teksa ka pasur mbështetje dhe nga ajri.

“Mendohet se transporti është kryer nga Los Piturros dhe se pronarë të mallit kanë qenë Karteli Ballkanik, lidhja e të cilit për momentin nuk mund të gjendet, në lidhje të drejtpërdrejtë me italianët dhe kolumbianët”, shkruajnë mediat spanjolle.

Por teksa dihet se kush është Ndrangheta, kush është “Los Piturros”? Bëhet fjalë për një grup, që bën pjesë në të ashtuquajtur klane galike. Tradicionalisht, rajoni i Galicisë jetonte nga industria e peshkimit. Pas gjymtimit të industrisë së peshkimit, peshkatarët vendas filluan të kontrabandonin duhan për të mbajtur gjallë biznesin e tyre. Suksesi i këtyre aktiviteteve të kontrabandës së duhanit çoi në krijimin e grupeve të bazuara në klane, të cilët e varnin të gjithë jetesën e tyre nga kontrabanda.

Por tani, duke përdorur kontaktet e tyre kolumbiane dhe marokene, grupet galike të krimit të organizuar trafikojnë kokainë dhe hashash, përveç duhanit të paligjshëm, në kontinentin spanjoll. Nga Galicia shpërndahet në qytetet kryesore të Spanjës nëpërmjet kontakteve të tjera galike ose nëpërmjet grupeve kriminale të përbëra nga emigrantë kolumbianë dhe së fundmi nga shqiptarë.

“Los Piturros” ka një histori të gjerë në lidhje me trafikun e drogës, duke u shfaqur në faqet e para të gazetave rregullisht. Një nga operacionet më të njohura në të cilin u përfshi i gjithë klani ishte ai që përfundoi me kapjen e 3 mijë kilogramëve kokainë në vitin 2003. Rëndësia e aksionit ishte sepse u kap ai që cilësohej kreu i grupit, José Manuel Vázquez, i cili u dënua me vetëm 13 vite burg. /Pamfleti

Lini një Përgjigje