TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Dhjetor 2023, 14:34

Tentoi t’ia fshihte policisë çantën me drogë, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi t’ia fshihte policisë çantën me drogë,

Një 25-vjeçar është arrestuar në Kurbin, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Besnik Ndreca, sapo ka parë shërbimet e policisë, ka tentuar që të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë kanabis

Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i tij u krye nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

kurbin droge

Lini një Përgjigje