TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2024, 13:45

Operacion antidrogë në Kapshticë, sekuestrohet 50 kg drogë në “Audi Q7”

Shkruar nga Pamfleti
Operacion antidrogë në Kapshticë, sekuestrohet 50 kg drogë
Kapshticë

Ditën e sotme një operacion antidrogë është zhvilluar në Kapshticë ku për pasojë janë sekuestruar 50 kg drogë e llojit kanabis në një mjet “Audi Q7”.

‘Operacion antidrogë, kapet një mjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me drogë. Paraprakisht bëhet me dije se gjatë kontrollit në doganë, u konstatua një sasi droge kanabis, dyshohet të jetë rreth 40-50 kg. Burime thonë se droga ishte përshtatur në shasinë e mjetit tip Audi Q7, ndërsa ka disa persona të shoqëruar në drejtorinë e policisë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë. Mësohet se drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa po bëhen edhe kontrolle në automjete dhe banesat e këtyre personave. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Priten detaje të tjera në vijim.’, njofton policia.

“audi q7” kapshticë sekuestrohet 50 kg drogë

Lini një Përgjigje