TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2024, 12:54

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, arrestohet autori; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, arrestohet autori; zbardhen emrat

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Mamurras ndërsa në pranga ka rënë autori.

Sipas policisë i arrestuari është Endri Baçuku banues në qytetin e Mamurrasit.

Sipas policisë, përplasja me armë mes dy të rinjve dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Arma e zjarrit tip pistoletë u gjet dhe u sekuestrua nga policia. I plagosuri është transportuar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

"Plagosi me armë zjarri, një 25-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, mbërritja e menjëhershme e Policisë mundëson arrestimin në flagrancë të autorit. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit pistoletë, me të cilën u krye plagosja.

Rreth orës 12:00, sapo janë njoftuar për një plagosje me armë zjarri, në hyrje të Mamurrasit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të kapur përgjegjësin/t.

Si rezultat u bë kapja e menjëhershme në flagrancë dhe vënia në pranga e shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. N., 25 vjeç, banues në Mamurras. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.

I plagosuri po transportohet në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

mamurras arme zjarri plagosje arrestim

Lini një Përgjigje