TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2024, 12:20

Plagosje me armë zjarri në Mamurras, 25-vjeçari përfundon te Trauma

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me armë zjarri në Mamurras, 25-vjeçari përfundon

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në Mamurras, ndërsa i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pak minuta më parë.

I plagosur ka mbetur 25 vjeçari, Jurgen Ndreca, i cili ka marrë një plumb në shpatull.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë e mundur dhe kapja e autorit.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.

 

trauma 25 vecari mamurras plagosje arme

Lini një Përgjigje