Këtë të enjte vijon seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”, ku bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon dëshminë në sallën e gjyqit.
Ai po vijon të pyetet nga avokati Gentian Rumano. Nuredin Dumani në sallën e gjyqit deklaroi se për atentatin ndaj Lulzim Mashës kam marrë 350 mijë euro nga Suel Çela.
"Pagesën e kemi marrë para ngjarjes. Kam qenë në Kosovë kur i kam marrë lekët. Për herë të parë e kam marrë aplikacionin “Matrix” në vitin 2021 kur ka dalë.Në “Sky” kam pasur pseudonime “Alkatras”, “Covid 19”, “Totorina”. I Henrikut ka qenë “Baftjari” emrin në “Sky”. Aleksandër Baho vinte disa herë në Kosovë me makina të veta. Baho ka ardhur për qejf. Për Lulzim Mashën ma ka dhënë Suel Çela dhe më ka thënë është porosi nga persona të tjera". ,tha Dumani.
Lini një Përgjigje