TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2025, 11:27

Aksident në Vlorë, nënë e bijë përplasen nga një automjet

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Vlorë, nënë e bijë përplasen nga

Një aksident ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë ka përplasur një 29-vjeçare dhe vajzën e saj të mitur 5 vjeçe. Për fat të mirë nënë e bijë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës po lëvizte me indietro.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. Xh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke kryer manovrën indietro, në lagjen “Lef Sallata”, ka aksidentuar shtetasen P. M., 29 vjeçe, dhe vajzën e saj të mitur 5-vjeçare, të cilat pas ndihmës mjekësore në spital, janë larguar për në banesë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje