
Gjatë dëshmisë së tij, janë krijuar tensione në sallë.
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO lidhur me dosjen “Plumbi i Artë”.
Gjatë dëshmisë së tij, janë krijuar tensione në sallë. Të akuzuarit e SPAK, kanë kundërshtuar Dumanin dhe i janë kundërvënë duke krijuar tensione.
Bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur para gjykatës për grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin, Gentian Sharrën
“Tek grabitja në Kavajë, Talo i ra me levë në kokë kambistit, atij iu thye nofulla nuk fliste dot, morëm çanten u larguam, ndamë lekët pastaj diku tek 20 milionë”, është shprehur Duman.
Ai ka hedhur dritë mbi vrasjen e Ervis Dedjas në vitin 2012, që sipas tij është vrarë nga Festim Qoli, i cili ishte shok me të.
Po ashtu, Dumani tha se vrasjen e nënës së Ervis Dedjas e ka porositur Festim Qoli, pasi sipas tij ajo kishte nisur përpjekjet për zbardhjen e krimit të të birit.
Ai tregon se Qoli u kishte ofruar atij dhe Talo Çelës 40 mijë euro për ekzekutimin e saj. Sipas Dumanit, fillimisht plani i tyre ka qenë që ta vrisnin teksa shkonte në varreza tek djali i ndjerë, plan të cilin nuk e realizuan dot.
Pas fjalëve të Dumanit, të akuzuarit nga SPAK i janë kundërvënë bashkëpunëtorit të drejtësisë duke ndërprerë dëshminë. Kjo detyroi gjykatën të ndërpresë për disa minuta seancën. Një nga të akuzuarit e SPAK, Petrit Qoli mësohet se e ka shpërthyer në ofendime ndaj Dumanit.
"Nuredin Dumani është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur ne 53 vitet e jetës sime", mësohet të ketë thënë Qoli.
Lini një Përgjigje