Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 63-vjeçare.
Mësohet se rreth orës 05:05, një 43-vjeçar i cili po udhëtonte me makinë në autostradën “Durrës-Tiranë”, ka përplasur një 63-vjeçare e cila për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
“Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje