TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2024, 09:52

Aksident i rëndë në aksin rrugor “Fier-Seman”, i riu përplas për vdekje 50-vjeçarin me motor

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin rrugor “Fier-Seman”, i riu

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Fier-Seman”, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se viktima po lëvizte me motor, teksa është përplasur nga një 22-vjeçar me makinë. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja në këmbë. 

"Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje