TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 14:09

“Nuk jam vrasësi unë ore jo”/ U arrestua nga policia, i riu dyshohet se kishte lidhje intime me 52-vjeçaren e vrarë në Pogradec

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk jam vrasësi unë ore jo”/ U arrestua nga policia, i
Ilirjan Selmani është i riu i shoqëruar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Toçe.

Ngjarja në Pogradec, ku fillimisht u dyshuar se një grua humbni jetën nga asfiksia ka marrë tjetër dinamikë. 

Ilirjan Selmani është i riu i shoqëruar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Toçe.

Autori i dyshuar i krimit mësohet se ka pasur lidhje intime me viktimën, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të djegur, në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.


Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke iu drejtuar gazetarëve: “Nuk jam vrasësi unë ore jo”.

Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën, e cila ishte përfshirë nga flakët.

Kozeta Teço u vra nga i riu dhe më pas ai i vuri flakën shtëpisë, në mënyrë që ngjarja të dukej aksidentale. Përveç shenjave të dhunës në trupin e gruas, hetuesit mësohet se analizuan kamerat e sigurisë në zonë dhe arritën të gjenin prova të tjera në koshat e mbeturinave.

Edhe dy vatrat e zjarrit në banesë ishin një provë se flakët nuk kishin qenë aksidentale.

 

Lini një Përgjigje