TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2024, 10:57

Një automjet e ndoqi gjatë gjithë ditës dhe largoi autorët, zbardhen detaje nga atentati i Zamir Kalemit në Selitë

Shkruar nga Pamfleti

Një automjet e ndoqi gjatë gjithë ditës dhe largoi

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Selitë, ku i plagosur mbeti Zamir Kalemi...

Një automjet i dytë është gjurmuar nga grupi hetimor, i cili dyshohet se ka ndjekur përgjatë gjithë ditës Zamir Kalemin, ditën e atentatit në Tiranë.

Policia ka tashmë pamjet e mjetit i cili është gjurmuar pas dëshmisë së objektivit, i cili dyshohet se është i njëjti që ka larguar nga vendi i ngjarjes autorët, të cilët kanë qenë 4, prej të cilëve 3 në makinën "Nissan" dhe 1 i katërt që i ka pritur për t'i larguar pas djegies në Bërzhitë.

Hetuesit kanë mundur të sigurojnë pamje me vlerë në të dyja vendngjarjet, edhe në Selitë edhe në Bërzhitë ku u dogj mjeti. Makina e dytë është parë në një karburant brenda Unazës së Madhe të Tiranës. Hetuesit kanë mundur të sigurojnë edhe drejtimin e automjetit që largoi agresorët pas djegies së makinës dhe po punohet për gjurmimin e saj.

Ndërkohë, në fokus të kontrolleve janë edhe pamjet e kamerave të ditëve para atentatit për të parë nëse është ruajtur Kalemi edhe më përpara. Çdo fytyrë e dyshimtë që shfaqet më pamjet e kamerave pritet t'i tregohet Kalemit për të parë nëse e ka vëzhguar apo ndjekur në ditët e fundit, por hetuesit po hasin vështirësi në bashkëpunim.

40-vjeçari nuk jep asnjë detaj të vlefshëm që mund të ndihmoj në hetime. Të vetmet detaje që ka dhënë kanë qenë lëvizjet e asaj dite që kanë shërbyer për hapje kamerash.

Zamir Kalemi i shpëtoi një atentati mbrëmjen e së premtes në Tiranë, edhe pse ndaj tij u derdh breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje, teksa ai udhëtonte me “Smart”. Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt të ekzekutuar në 2022 në Tiranë, vrasje që ka pasur me eliminim e biznesmenit sarandiot, Edmond Papa.

atentat zamir kalemi selite

Lini një Përgjigje