“Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”.
Me këto fjalë, 50-vjeçari Fatmir Tarellari ka përshkruar kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare që e vrau menjëherë pasi mësoi ngjajen e rëndë.
50-vjeçari, i cili u lirua përkohësisht , përshkroi të gjithë “makthin” e nisur më 7 janar, kur u informua nga pronarja e vajzës së tij se qiraja e banesës në qytetin ku ajo studionte nuk ishte paguar.
Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos dhe kur ai si baba kërkoi shpjegim, nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti të merrte dot në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.
Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t'i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim.
50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.
Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas raportimeve të tij tek zyrtarët e gjykatës.
Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.
“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”. , ka deklaruar 50-vjeçari për prokurorët.
Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t'u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk pushoi dot dhe donte t'i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka marrë gruan e tij në telefon për vëllain e saj dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.
33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.
“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa.
Ai, pavarësisht se me sa duket e ka parë armën që ka mbajtur kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur me hidhërim dhe duke vrapuar, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, ka tentuar ta sulmojë dhe t'i rrëmbejë armën.
Si e përshkruan ai vrasësin?
Për t'u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë. Por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj ata dolën në një përleshje. 33-vjeçari – sipas asaj që ka dëshmuar autori i cili pretendonte se arma kishte shpërthyer – tentoi t’i hiqte karabinanë dhe më pas tani duket se gjatë përleshjes është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje.
Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe unë thirra policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas ai u dorëzua.
Lini një Përgjigje