
Pas vendimit për të liruar nga qelia 50-vjeçarin shqiptar që vrau kunatin, ka reaguar të emocionuar avokatët e tij.
Ata deklaruan se ndihen shumë mirë për marrjen e këtij vendimi dhe kthimin pranë vajzave të tij të Terallarin, duke shtuar se me këtë vendim ndihet mirë e gjithë shoqëria greke.
“Dua të shpreh falënderimet e mia për prokurorinë dhe Gjykatën për të lënë të lirë me kusht dhe kthimin pranë vajzave të tij… Ndihemi shumë mirë pas vendimit, ashtu si dhe gjithë shoqëria greke”, tha një prej avokatëve të 50-vjeçarit.
Mediat grek kanë publikuar foto ku shihet se si familjarët e shqiptarit shpërthejnë në lot pas këtij vendimi të gjykatës. Fatmir Terallari vrau kunatin kur mori vesh se ai kishte abuzuar me vajzën e tij. Drejtësia greke është treguar bujare me të, duke e lënë në “arrest shtëpie”.
Lini një Përgjigje