TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2024, 13:05

Ekzekutimi i mafiozit në Greqi, gazetari: Vrasësit mendohet se janë nga Ballkani!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i mafiozit në Greqi, gazetari: Vrasësit mendohet se

Gazetari Edmond Guri ka folur rreth dy ngjarjeve më të fundit të cilat kanë tronditur Greqinë, siç është përdhunimi i 18-vjeçares nga vëllai i njerkës dhe ekzekutimin e mafiozit grek.

Përsa i përket përdhunimit të 18-vjeçares, ku Tarellari, 50-vjeç, vrau kunatin e tij 33-vjeçar, Erjon P, pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte, Guri tha se kjo ka shkaktuar bujë të madhe në opinionin publik dhe se për herë të parë një prej avokatëve më të mirë grek i është vetëofruar një shtetasi shqiptar për ta mbrojtur atë.

Për dëshminë e babait, i cili kishte thënë nëpërmjet avokatit të tij se ai nuk kishte qëllim ta vriste kunatin, por ta bënte atë që të rrëfente atë që i kishte bërë vajzës së tij, Guri tha se fjalët e tij janë bërë publike nga avokati i tij dhe se autori i krimit ka shprehur se ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër dhe jo me paramendim ose gjakftohtësi.

“Pritet sot për të filluar proçesi gjyqësor rreth ngjarjes së 33-vjeçarit ku u vra nga kunati i tij, babai I 18-vjeçares e cila e akuzon atë për përdhunim, shantazhim e duke i marrë dhe para për të paguar qeranë. Këto janë arsyet e saj të cilat e bënë babanë e saj ta ekzekutojë. Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje ka një solidarizim të paparë, ku kjo ka bërë që një nga avokatët më të njohur në Greqi të shkojë dhe të marrë në mbrojtje autorin që ka kryer këtë krim. Nga njëra anë kemi të bëjmë me një vrasje, por nga ana tjetër prindi i tronditur, sipas asaj që ai tha helmoi fëmijën tim dhe kështuqë nuk mund të vepronte ndryshe edhe pse është krim siç thanë autoritetet policore greke, i cili tashmë i është drejtuar gjykatës dhe në mbrojtje kanë dalë shumë avokatë. Në mbrojtje i ka dalur edhe avokati më i njohur në Greqi, i cili shquhet për dinamikën e tij në çështjen e drejtësisë. Kjo është një dëshmi e bërë publike nga vetë avokati i tij, i cili i ka rrëfyer atij se ai ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër dhe jo me gjakftoftësi ose me paramendim. Përveç faktit se nuk mund të pranonte atë që i ndodhi vajzës së tij dhe ka vepruar siç ai ka dëshmuar”, tha Guri.

Ndërsa për ekzekutimin e mafiozit grek Vangjelis në qendër të Athinës, gazetari tha se atë kanë dashur ta eliminojnë shumë herë, por nuk i'a kanë dalur dot mbanë. Guri tha se herën e fundit mafiozi kishte shpëtuar për mrekulli pasi arma e autorit nuk kishte shkrepur, por mesa duket këtë rradhë ai nuk i shpëtoi atentatit.

Ai tha se sipas "specialistëve kriminalistike kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë të cilët dyshohen se janë me origjinë nga Ballkani, posaçërisht për të kryer këtë vrasje dhe frika është se ata janë larguar, tentojnë ose kanë tentuar të largohen menjëherë nga Greqia, edhe pse lë të kuptohet se mund të jenë me origjinë shqiptare, e cila nuk është konfirmuar ende".

“Ekzekutimi ishte në mënyrë mafioze dhe me vendosmërinë e autorëve të cilët kanë derdhur 97 plumba rreth viktimës, i cili i përket mafias, një numër shumë të madh mafiozësh që veprojnë në kundërshtim me ligjin në Greqi, shantazhojnë apo merren me lëndë narkotike. Siç thonë autoritetet kemi të bëjmë me disa raste të tij për ta eliminuar, por nuk ka qenë e mundur. Herën e fundit u duk si një shenjë nga të tjerët ku arma nuk shkrepi dhe ai i shpëtoi ekzekutimit, por kësaj here nuk ndodhi kështu. Ishte një operacion i mirëmenduar, mirëorganizuar dhe mafioz ku dy autorët kanë derdhur 97 plumba mbi autorin dhe madje janë siguruar duke hapur derën dhe kanë qëlluar përsëri mbi viktimën për t’u siguruar që ai ka vdekur. Dyshimet bien mbi shqiptarët për shkak se këta të fundit kanë një dinamikë dhe prezencë shumë të fuqishme në jetën e natës në Greqi dhe kjo ka bërë që në shumë raste në grupet kriminale kanë qenë shqiptarë, ku operojnë dhe merren me aktivitete të paligjshme”, tha Guri.

Lini një Përgjigje