TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2024, 22:25

Eljo Hato bën ‘çorap’ Policinë e Shtetit, FNSH i vret njërin qen e i plagos tjetrin, por s’e kap dot

Shkruar nga Pamfleti

Eljo Hato bën ‘çorap’ Policinë e Shtetit, FNSH i

Një operacion policor për kapjen e të kërkuarit Eljo Hato, i organizuar nga Drejtoria e Policisë Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka sjellë një ngjarje të rëndë brenda ambienteve të banesës së Eljo Hatos, që ndodhet në fshatin Grude e Re në Shkodër.

Në momentin e zbatimit të këtij aksioni nuk ka pasur asnjë person në shtëpi, por policia ka kapërcyer tek muret duke u ndeshur në një rezistencë të paprecedentë.

Gjatë aksionit për kapjen e Hatos, policia ka hyrë në ambientet e oborrit dhe shtëpisë, por është përballur me qëndresën besnike të dy qenve që ndodheshin në shtëpi.

Policia nuk ka pritur të vinin të zotët e shtëpisë dhe të lidhnin qentë, por ka hyrë duke përdorur armët.

Dy qentë kanë bërë rezistencë duke mos lejuar policët të hynë në banesë. Qeni që i shpëtoi plumbave të policisë, tashmë është dërguar në një veteriner për kurim.


Ndërsa policia u tërhoq nga ambientet e shtëpisë pa një rezultat pozitiv, por vetëm me 1 qen të vrarë dhe 1 të plagosur.

Këto janë pamjet e brendshme të shtëpisë, ku situata tregohet mjaft e rëndë me atë që ka ndodhur.

Mësohet se vëllai i Eljo Hatos, është paraqitur ditën e sotme në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Shkodër, duke kallëzuar veprimet e policisë dhe FNSH, për vrasjen e njërit qen, plagosur qenin tjetër dhe shkatërruar shtëpinë.

Eljo Hato, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, qysh në muajin Korrik 2023, gjatë operacionit "Metamorfoza". /Ora News

Lini një Përgjigje