TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Tetor 2024, 22:28

Ngjarje e rëndë në Kosovë, vëllai vret me thikë vëllanë pas një konflikti të çastit!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Kosovë, vëllai vret me thikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën. Mbrëmjen sotme në qytetin e Prishtinës, një person ka vrarë me mjet prerës thikë, vëllanë.

Mediat e Kosovës raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti që kanë pasur mes tyre dy vëllezërit.  Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Kompleksin Ramiz Sadiku në Prishtinë. Autori i ngjarjes është vënë në pranga.

Megjithatë situata mbetet ende e paqarët, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor mësohet se ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, ka deklaruar fillimisht Policia.

Lini një Përgjigje