TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Nëntor 2024, 21:06

Ngjarja e rëndë në Maliq, policia reagon për abuzimin seksual të së miturës

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja e rëndë në Maliq, policia reagon për abuzimin

Policia e Maliqit ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë të zbuluar sot, ku një 43-vjeçar u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Policia bën me dije se  veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, shpallën në kërkim shtetasin:

E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, i dyshuar për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur"(dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare)

Veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje