Europol ka rifreskuar listën me emrat e personave më të kërkuar në Europë. Lista kryesohet nga një 24-vjeçar suedez me origjinë shqiptare, i dyshuar për të paktën 20 vepra të rënda penale si vrasje, shpërthime me eksploziv dhe tentativë vrasje.
Sipas skedës që publikuar nga Europol, ai identifikohet si Emin Muqa Kulic, dhe sipas autoriteteve suedeze ka qenë pjesë e niveleve të larta të rrjetit kriminal “Dalen”. Ai dyshohet se ka qëndruar për një periudhë të gjatë në Meksikë, së bashku me drejtuesin e rrjetit Mikael “Greken” Tenezos, i cili u arrestua vjeshtën e kaluar.

Kulic është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ëhstë caktuar masa e arrestit me burg, në mungesë, për rreth 20 vepra penale. Dyshimet përfshijnë bashkëpunim në vrasje, tentativa vrasjeje dhe shpërthime me eksploziv.
Lini një Përgjigje