
Detaje të reja kanë dalë në dritë që lidhen me shkakun e atentatit ndaj Selami Brahimit në qytetin e Shkodrës, ku ky i fundit mbeti i plagosur.
Mësohet se autori i dyshuar i këtij atentati me armë zjari, 68-vjeçari Sulejman Kapllani është xhaxhi i bashkëshortes së objektivit, Selami Brahimit.
Sipas të njëjtave burime, konfliktet mes familjeve kanë nisur që në vitin 2013, ku vjehrri i Selami Brahimit i ka shkëputur marrëdhëniet me të vëllanë.
Mësohet se kanë qenë 3 vëllezër në familjen Kapllani dhe njëri prej tyre, as vjehrri i personit që u sulmua me armë zjarri, por as vetë autori i kësaj ngjarje, por vëllai tjetër ka qenë shkak i një ngjarje të rëndë në Itali ku ka qëlluar 2 shtetas dhe është arrestuar në Itali.
Konflikti është përshkallëzuar pasi në momentin që vëllai i Sulejman Kapllanit dhe njëherësh vjehrri i Selami Brahimit, ka ndërruar jetë, në njoftimin e vdekjes së këtij të fundit nuk është vendosur fakti që ai ishte vëllai i të ndjerit. Kjo ka bërë që Sulejman Kapllanit të ndihej i fyer duke krijuar në këtë mënyrë konflikt me familjarët e tjerë, por kryesisht me mbesën e tij dhe dhëndrin e kësaj shtëpie, të plagosurin Selami Brahimin.
Kapllani sipas dinamikës së ngjarjes, është kthyer nga Italia ka marrë një mjet me qira, ka kryer atentatin në Shkodër më 8 Shkurt dhe është larguar nga pika doganore e Hanit të Hotit për të mbërritur në Berlin, ku dhe u arrestua 2 ditë pas ngjarjes. Hetimet e kryera deri më tani gjithashtu ndihmuan në gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur, një kallashnikov dhe mjetit me të cilin 68-vjeçari u largua.
Selami Brahimi u qëllua me armë në momentin që ishte duke u futur në makinën e tij Citroen, që ishte e parkuar. 60-vjeçari ka hyrë me shpejtësi brenda mjetit, por nuk i shpëtoi plumbave që e lanë të plagosur.
Lini një Përgjigje