TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2024, 12:53

“Mbesa punonte tek shtëpia e të arrestuarit”, flet tezja e të resë që u vetëvra duke u hedhur nga pallati

Shkruar nga Pamfleti

“Mbesa punonte tek shtëpia e të arrestuarit”, flet tezja e

Një 27-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të një banese në Kamëz të Tiranës, pasi një personazh i TikTok-ut, Altin Çoku, i ka publikuar në rrjet foto intime.

Tezja e 27-vjeçares në një prononcim për mediat kërkon drejtësi, ndërsa thotë se po e varrosin vajzën pa e ditur se si është e vërteta e kësaj ngjarjeje. Ajo hedh pretendime se mbesa e saj nuk është vetëhedhur, por se sipas saj ka qenë dikush që e ka shtyrë.

Tezja shprehet për mediat se 27-vjeçarja ka punuar rreth 3 ditë si sanitare në banesën e Altin Çokut dhe më pas sipas saj nuk ka shkuar më.

“Ajo kishte një problem me bashkëshortin. Ata bashkëjetonin, ndarja ka qenë për momentin. Ajo ka vënë gocën e vogël në gjumë dhe u ngjit të pinte cigare. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk ka pasur shenja. Një muaj ka që është këtu, për shkak të problemeve me bashkëshortin. Shkoi duke punuar tek ky. Bënte pastrime tek ky. Punonte si pastruese atje, por edhe ktej tek shkallët.

Punonte pastruese tek shtëpia e këtij. Punoi dy tre ditë, pastaj e la, se si duket kanë nisur kërcënimet dhe problemet e tjera. Në këto dy-tre ditë kanë ndodhur këto. Policia ka një video që tregon kur ka ndodhur çdo gjë, por neve nuk na e kanë treguar. Me bashkëshortin nuk ishte takuar fare që kur kishte ardhur në Tiranë. Kanë pasur vetëm komunikime vetëm për vajzën”, tha tezja e vajzës që i dha fund jetës ditën e djeshme.

flet tezja e të resë

Lini një Përgjigje