TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2024, 13:10

Në kërkim për trafik armësh nga Kosova, publikohet fotoja e Dritëro Azemit dhe Flaka Abdullahut

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për trafik armësh nga Kosova, publikohet fotoja e

Dritëro Azemi dhe Flaka Abdullahu janë dy shqiptarët e Kosovës të shpallur në kërkim, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal që u godit dhe u sekuestruan 46 kg tritol.

Azemi figuron i shpallur në kërkim edhe në vitin 2022, për plagosjen e Shpëtim Metaliajt, ngjarje e ndodhur në një lokal nate në Tiranë.

Së bashku me 3 të arrestuarit e tjerë, gjithashtu nga Kosova, dyshohet se kishin lidhje me bandat kriminale në Shkodër.

Hetuesit kanë nisur të hetojnë disa ngjarje të rënda si në Shkodër dhe në Tiranë, ngjarje të hershme me shpërthime tritoli, pasi ka dyshime se ky grup është i përfshirë.

Lini një Përgjigje