TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2024, 12:25

Përdorte tre identitete, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan i dënuar nga Italia për prostitucion

Shkruar nga Pamfleti

Përdorte tre identitete, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan i

Një 56-vjeçar nga Elbasani i cili përdorte tri identitete të ndryshme, është vënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni në Itali.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e këtij shtetasi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim.

Ai njihet me emrat Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje