
Tre persona të shpallur në kërkim nga policia janë arrestuar në Krujë në vijim të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”.
Ata janë dënuar me burg për vepra të ndryshme penale. 36-vjeçari Enes Ara, banues në Dragush, Shkodër, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërsa Flamur Zala, banues në Fushë Krujë, u shpall në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë i caktoi dënimin me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narikotike".
Në kërkim ishte shpallur edhe një shtetas tjetër, Ibrahim Gurra, banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Lini një Përgjigje