TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2023, 15:31

“Mua do më jepni ndonjë gjë apo do bëj vetëm korrierin?” Përgjimet nga skandali në Shëndetësi, zbulohen detaje të reja

Shkruar nga Pamfleti

“Mua do më jepni ndonjë gjë apo do bëj vetëm

Detaje të reja kanë dalë sërish në dritë nga skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u arrestuan  sekretarja e përgjithshme, Joana Duro dhe tre persona të tjerë.

Në përgjimet ku administratori i kompanisë “Dricons”, Vladimir Topi flet për paratë që do jepeshin sipas burimeve të Anila Hoxhës , tregohet skema se si u krye procedura dhe se si u krye pagesa.

Sipas burimit, në një moment nëpunësja Laureta Sheti telefonon Vladimir Topin dhe e pyet “po mua do më jepni ndonjë gjë apo do bëj vetëm korrierin” .

Ai i përgjigjet “ ja t’i nis direkt”. Nëpunësja Sheto refuzon duke insistuar “ tani t’i sjell Silvi” , i cili është i arrestuari i katërt me detyrë inxhinier pranë kompanisë.

Ky i fundit këmbëngul se nuk kishte dijeni që zarfi kishte para, ndërkohë që sekretarja e përgjithshme Joana Duro ka thënë se kishte kujtuar që zarfi kishte çokollatë meqenëse shoqja e saj i kishte thënë se kishte diçka të ëmbël.

skandali shëndetësisë përgjimet

Lini një Përgjigje