Një 31-vjeçar i identifikuar si Florjan Koçeku është arrestuar pasi kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë te rrethrrotullimi i Unazës së Re, ku punonjësi i policisë i ka bërë shenjë që të ndalojë automjetin pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të efektivit për të ndaluar, dhe ka tërhequr punonjësin e policisë për disa metra duke i rrezikuar jetën. Polici e ka ndjekur mjetin dhe i ka kërkuar drejtuesit që t'i paraqesë dokumentet por ka kundërshtuar dhe e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike.
"Një incident i pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një drejtues automjeti ka kundërshtuar dhe sulmuar një efektiv të Policisë Rrugore, ndërsa ky i fundit po ushtronte detyrën.
Ngjarja ndodhi më 18 mars 2025, pranë rrethrrotullimit të Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”. Punonjësi i Policisë Rrugore i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pas vërejtjes së lëvizjeve të pakontrolluara në rrugë. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen, duke tërhequr me automjet efektivin e policisë për disa metra, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.
Pas ndjekjes nga efektivi i policisë, automjeti është ndaluar, por drejtuesi ka refuzuar të paraqesë dokumentet dhe më pas ka goditur fizikisht punonjësin e policisë, duke i shkaktuar dëmtime.
Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin F.K., 31 vjeç, banues në Tiranë. Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të ndjekë procedurat ligjore për veprën penale të kundërshtimit dhe dhunës ndaj punonjësit të Policisë", njofton policia.
Lini një Përgjigje