TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2025, 16:19

Morën peng kosovarin në Vlorë, Gjykata lë në burg dy nga 3 autorët

Shkruar nga Pamfleti

Morën peng kosovarin në Vlorë, Gjykata lë në burg dy

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy nga autorët e arrestuar, që dyshohet se mbanin peng prej dy javësh një person.

Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë për tre personat që u arrestuan si pengmarrës. Gjykata ka vendosur dy masa “arrest me burg” dhe një masë “arrest shtëpie”.

Pas një seance që zgjati më shumë se një orë, Gjykata e Vlorës vendosi 'arrest shtëpie' për Vilson Agajn, ndërsa për shtetasit Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj u caktua masa 'arrest me burg'.

Sipas policisë, ngjarja lidhet me një borxh të pashlyer, ndërsa 39-vjeçari nga Kosova dyshohet se është mbajtur peng për rreth dy javë në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu”, në qytetin e Vlorës.

Lini një Përgjigje