TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2025, 19:44

Minatori humbi jetë në minierën e Katjelit, policia jep detaje: 57-vjeçari vdiq nga rrëshqitja e një masivi minerali

Shkruar nga Pamfleti

Minatori humbi jetë në minierën e Katjelit, policia jep detaje:

Policia e Librazhdit ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur në minierën e Katjelit në Prrenjas, ku humbi jetën minatori Sajmir Bego, 57-vjeç, i cili ishte dhe kryetar i sindikatës së minatorëve në atë zonë.

Nga informacionet mësohet se vdekja e 57-vjeçarit ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së masivit të mineralit i cili e ka zënë poshtë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

“Librazhd / Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje