TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2023, 12:07

“Më ka kërcënuar në “Tik-Tok”, Noizy denoncon Klevion; arrestohet në Durrës reperi

Shkruar nga Pamfleti

“Më ka kërcënuar në “Tik-Tok”, Noizy

Reperi i njohur më së shumti për videot e tij të Tik-Tok Kleviol Ahmeti është arrestuar në Durrës pas një denoncimi të reperit Rigels Rajku, ose i njohur ndryshe si Noizy.

Sipas denoncimit të bërë në Polici nga Rigels Rjaku, Kleviol Ahmeti e ka përndjekur disa herë këtë të fundit, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. Kjo pasi më parë dyshja e rreperëve kanë pasur një sherr në lokalin e “Noizyt”. Pavarësisht se marrëdhënia e tyre dukej se ishte rregulluar, “Klevio” mesa duket ka vazhduar ta përndjekë Rigels Rjakun, gjë që më pas ka sjellë një denoncim në polici.

Sipas burimeve zyrtare, nga Policia është bërë ndalimi i shtetasit Kleviol Ahmeti, kjo pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal më 13 prill nga shtetasi Rigel Rajku dhe Bashkim Rajku.

Sipas kallëzimit, Ahmeti i ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që i ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj. Ahmeti rezulton me precedentë penal, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

noizy klevio arrestohet

Lini një Përgjigje