Një shqiptar ka rrahur brutalisht një angleze pas një debati në Britaninë e Madhe. Gruaja u godit me grusht dhe u tentua të mbytej nga Emiljano Cakraj më 23 janar të këtij viti në Forest Town.
33-vjeçari gjithashtu kërcënoi me vdekje gruan. Ajo iu lut Cakrajt që ta çonte në spital, duke i thënë se do të deklaronte në policisë se kishte rënë nga shkallët.
Pasi e bëri të betohet se nuk do t’i tregonte askujt se çfarë kishte ndodhur, ai tha se do ta dërgonte në spital. Ata hipën në makinë, por shqiptari kaloi pranë spitalit dhe nuk u ndal.
Në atë moment gruaja e cila ishte në sediljen e pasme, supozoi se Cakraj do ta çonte diku për ta vrarë. Ajo u shtir si e vdekur.
Cakraj u fut në një parking dhe thirri dikë që e mori dhe e çoi në spital. Pas hetimeve, policia arrestoi Cakrajn gjatë orëve të para të 24 janarit dhe më pas ai u akuzua për dhunë.
Cakraj u deklarua fajtor për akuzën dhe për ndjekjen e saj mes periudhës 16 mars- 17 maj.
Gjykata dëgjoi se Cakraj e ka kërcënuar përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe telefonatave anonime. Një nga mesazhet kërcënuese që ai i dërgoi shfaqte një foto të paqartë të makinës së saj.
Gjykata tha se Cakraj më vonë u përpoq të fshinte mesazhet që kishte dërguar nga telefoni i tij. Shqiptari u dënua me tre vite burg.
Lini një Përgjigje