TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2024, 16:06

Atentati që tronditi Shkodrën, zbardhet itinerari i makinës së Hamza Licit dhe Arlind Bushatit; autorët i kanë ndjekur për disa kilometra

Shkruar nga Pamfleti

Atentati që tronditi Shkodrën, zbardhet itinerari i makinës

Grupi hetimor ka mundur të hapë pamjet nga disa kamera të sigurisë në qytet, duke zbardhur intinerarin e makinës me të cilën lëviznin dy viktimat Hamza Lici, dhe Arlind Bushati.

Disa ditë pas masakrës në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën tre persona mes tyre dhe një qytetare e pafajshme në rrugë, po punohet për identifikimin e autorëve të krimit.

Grupi hetimor ka mundur të hapë pamjet nga disa kamera të sigurisë në qytet, duke zbardhur intinerarin e makinës me të cilën lëviznin dy viktimat Hamza Lici, dhe Arlind Bushati.

Rreth orës 3 të pasdites së 30 tetorit, automjeti S Class, me targa të Kroacisë, ka qenë duke lëvizur në lagjen Zdrale, pranë stadiumit  “Loro Borici” ndërsa më pas i është drejtuar lagjes Rus Maxhar. Makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit ka marrë rreth rrotullimin tek vendi i quajtur Ura e Maxharrit, ka vazhduar në rrugën Tuzi, për të dal tek rrethrrotullimi “5 Heronjt e Vigut”.

Kjo rrugë kalon paralelisht me lagjen “Dobraç”, ndërsa automjeti Range Rover i autorëve, sipas hetimeve të deritanishme i ka ndjekur për disa kilometra. Autorët u janë afruar viktimave, rreth dy kilometra pasi kanë kaluar “Urën e Maxharrit”.

Pasi kanë kryer atentatin ne Dobrac, Range Roveri i autorëve është drejtuar për tek rreth rrotullimi 5 Heronjt e Vigut dhe më pas ka humbur gjurmët nëpër rrugicat e fshatit Golem, ku edhe është gjetur i djegur.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 15:50 të 30 tetorit, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, 3 persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit tip “Benz” me të cilin po qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën në vendin e ngjarjes Hamza Lici, ndërsa 32-vjeçari u transportua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën. Prej orësh i riu luftoi për jetën, mirëpo plumbi që kishte marrë në kokë rezultoi fatal për të dhe humbi jetën .

Deri më tani ende nuk është e qartë se kush ishte "shënjestra" e atentatit, Lici apo Bushati. 

Ndërkohë kujtojmë se Bushati pak javë më parë denoncoi në Policinë e Shkodrës një kërcënim e me armë zjarri që kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.

32-vjeçari u paraqit në Komsiariatin e Shkodrës ku dhe denoncoi se persona të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një motomomjet i kanë drejtuar armën e zjarrit.

Lini një Përgjigje