TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2024, 12:11

Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin

Një aksident me vdekje ka ndodhur dje në aksin Milot-Morinë, në territorin e Bashkisë Mirditë, ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar sot shtetasin Jeton Selimi, 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili shkaktoi aksidentin.

“Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ky shtetas, pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën "Milot-Morinë", në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën", informoi policia.

aksident milot-morine 24-vjecari

Lini një Përgjigje