TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2023, 12:50

Mbajti peng dhe dhunoi të dashurën, lihet në burg Gleard Gusholli

Shkruar nga Pamfleti

Mbajti peng dhe dhunoi të dashurën, lihet në burg Gleard Gusholli

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest ne burg për Gleard Gushollin, i cili u arrestua për dhunë dhe pengmarrje të së dashurës së tij. Ndërs për miqtë e tij dhe kunati të cilët e ndihmuan që të tentonte të arratisej gjykata caktoi masa detyrim paraqitjeje.

Për Gushollin janë ngritur akuzat heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje.

Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje për Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Shetën, 41 vjeç, të akuzuar se nuk kallëzuan krimin dhe fshehën provat; Bledi Kateshin, 27 vjeç dhe Erlind Kateshin, 42 vjeç, që akuzohen se larguan Gushollin nga vendi i ngjarjes. Gjykata ka pranuar kërkesat e prokurorisë.

Gusholli u arrestua dy ditë më parë së bashku me miqtë e tij të cilët ndihmuan që mos të zbulohej e vërteta si dhe të tentonte të arratisej. Mësohet se avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie ndaj të klientit pasi sipas tyre, Gleard Gusholli në një periudhë prej 6 muajsh, konsumonte rregullisht antidepresantë gjë që sipas tyre ka bërë që mos të ketë qenë i kthjellët në veprimet që ka kryer ndaj të dashurës së tij.

Një tjetër pretendim që kanë ngritur avokatët ka qenë dhuna e dyanshme, pra mbrojtja e Glerad Gushollit pretendon se edhe vajza e ka dhunuar 31-vjeçarin pasi të dy kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Sidoqoftë, duhet theksuar se në dëshminë e së rëse, ajo pranoi se kishte konsumuar lëndë narkotike me detyrim dhe presion nga 31-vjeçari. 

gleard gusholli dhunimi i 28 vjecares

Lini një Përgjigje