TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2025, 13:33

Mashtruan qytetarët dhe përfituan 17 mijë euro, arrestohet administratori i agjencisë turistike dhe punonjësja e tij

Shkruar nga Pamfleti

Mashtruan qytetarët dhe përfituan 17 mijë euro, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar administratorin e një agjencie turistike dhe ka proceduar penalisht punonjësen, pasi duke mashtruar klientët kanë përfituar 17 mijë euro.

Policia njofton se agjencia u merrte lekë klientëve për bileta dhe akomodim, por nuk bënte rezervimin.

"Si rezultat i operacionit: -u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike;

-nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”", njofton policia.

Lini një Përgjigje