TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2025, 12:45

“Tentoi të më përdhunonte”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit: Mora thikën e bukës dhe e qëllova

Shkruar nga Pamfleti
“Tentoi të më përdhunonte”, zbardhet dëshmia e
Teilor Tivari, autori i dyshuar i vrasjes së Valbon Beqirajt

“Tentoi të më përdhunonte”, kështu ka deklaruar 21-vjeçari Teilor Tivari, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Valbon alias Marko Beqiraj.

Ky i fundit u gjet i masakruar me thikë brenda banesës në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit. Tivari ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se me viktimën ishin miq dhe se ky i fundit e kishte ftuar në banesën e tij.

Tivari tha se viktima kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të.

Gjithashtu pretendoi se u përleshën me njëri-tjetrin pasi 51-vjeçari nuk e lejonte të largohej. Teilor Tivari ka rrëfyer se u larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes dhe se nuk e mendonte që Valbon alias Marko Beqiraj do të vdiste.

“Me 51-vjeçarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.

U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”, ka deklaruar 21-vjeçari.

tentoi të më përdhunonte deshmia autorit vrasjes

Lini një Përgjigje