TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2024, 09:59

Laboratori i kokainës që u zbulua nga SPAK, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Shkruar nga Pamfleti
Laboratori i kokainës që u zbulua nga SPAK, të arrestuarit
Droga e sekuestruar

Disa prej të arrestuarve për trafikun e kokainës nga SPAK kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Nga operacioni u zbulua një laborator kokaine, ndërsa u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve shtetas të huaj.

Të 10 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Posaçme për vleresimin e masave të sigurisë.

Operacioni i drejtuar nga SPAK u shtri edhe në zonën e njohur si “Kodra e Diellit2”.

Shtetasit e huaj, dukej se kishin rolin e “kimistëve” për ndarjen e kokainës nga lëkurët e bagëtive.

SPAK deklaroi se sekuestroi 48 tonë, të tretur në 850 lëkurë të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurët e gjethëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 shtetas të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.

Referuar të dhënave shtetasit e huaj bënin ndarjen e lëndës narkotike nga lëkurat e bagëtive.

Në operacionin e drejtuar nga SPAK u përfshinë edhe agjenci të huaja, ndërsa ende nuk dihet sasia totale e kokainës, e sjellë përmes lëkurëve të bagëtive në dy ngarkesa, të shtatorit dhe nëntorit.

Referuar hetimeve, ata hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i pa implikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës.

SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstratimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi që do të realizohej me një teknologji të avancuar. Ndërkohë që vendosja e laboratorëve në afërsi të aeroportit dhe të portit të Durrësit u krye me qëllim transportin e shpejtë të kokainës.

Emrat që pritet të dalin para GJKKO:

1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë

3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë

4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër

7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

8-Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

9-Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

10-Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

Prokuroria e Posaçme përfaqësohet nga Adnan Xholi, ndërsa në trupë gjykuese është Irena Gjoka.

Të arrestuarit kanë mbërritur përpara seancës për vlerësimin e masave të sigurisë në gjykatë, nën kushte të larta sigurie.

spak laboratori i kokainës

Lini një Përgjigje