TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Dhjetor 2023, 07:37

Kush është Altin Lamçe në Lushnjë që iu vendos tritol për të katërtën herë në banesë?

Shkruar nga Pamfleti

Kush është Altin Lamçe në Lushnjë që iu vendos

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e Altin Lamçes në Lushnjë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në banesën e këtij personi.

Më e fundit u konstatua mbrëmjen e 26 korrikut të këtij viti, në lagjen “18 Tetori”.

Lënda plasëse ishte hedhur në banesën ku banonte Altin Lamçe, për të tretën herë radhazi, ndërsa së bashku me atë të mbrëmjes së djeshme numri shkon në katër.

Rasti i parë ka ndodhur në tetor të vitit të 2022, ndërsa rasti i dytë më 31 dhjetor të vitit 2022.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga shpërthimi, asnjë autor apo pistë nuk është zbuluar nga policia e Lushnjës për ngjarjet e mëparshme.

Banesa është në pronësi të një tjetër shtetasi Arben Turkut kunati i tij i cili është në emigrim në Angli.

Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga autori në ecje nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese ndërsa në oborr është hapur një gropë e madhe.

Në banesë aktualisht nuk jeton me asnjë njeri për shkak të vendosjes së tritolit më herët. Një vit me parë jetonin  5 persona, çifti Lamçe me dy fëmijët e mitur 12 dhe 15 vjeç dhe nëna 77 vjeçe.

Altin Lamçe nuk rezulton të jetë person me precedentë penal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve ndërkohë po shihen edhe kamerat e banesave te lagjes.

altin lamçe tritol për të katërtën herë në banesë

Lini një Përgjigje