TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2023, 11:54

Kultivuan kanabis në një zonë të pyllëzuar të Librazhdit, shpallen në kërkim dy persona

Shkruar nga Pamfleti

35-vjeçari Serxho Dosku dhe 40-vjeçari Klodian Dosku janë vënë në kërkim nga policia e Librazhdit për kultivimin e bimëve narkotike. Dyshohet se ata do të kultivonin 580 fidanë kanabis në një sipërfaqe toke të pyllëzuar.

Fidanët e gjetur në fshatin Koshorisht të Librazhdit, u asgjësuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe të tjerëve që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Kultivuan kanabis në një zonë të pyllëzuar të

fidane ne kerkim librazhd policia

Lini një Përgjigje