TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Tetor 2025, 09:13

Kontrabandonte veshje me vlerë 100 mijë euro nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit në Kapshticë

Shkruar nga Pamfleti

Kontrabandonte veshje me vlerë 100 mijë euro nga Greqia, arrestohet

Një shofer autubusi i identifikuar si Niko Zekolli, ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kapshticës, pasi kontrabandoi veshje nga Greqia në Shqipëri.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të kryer në autobusin e 54-vjeçarit blutë konstatuan se veshjet nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Veshjet të cilat kapnin vlerën rreth 100 mijë euro u sekuestruan si provë materiale.

“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.

Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.
 

Lini një Përgjigje