
7 pako kokainë janë kapur në një furgon mallrash portin e Durrësit, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.
Janë publikuar fotot e dy kushërinjëve të cilët u kapën me 7 pako kokainë në Portin e Durrësit.
Kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sediljes së shoferit. Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për mos t’u kuptuar nga qentë anti-droge.
Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona 38-vjeçari Arjan Doçi dhe 39-vjeçari Mentor Çuni, ndërkohë që po vijojnë hetimet për të implikuar të tjerë në këtë rrjet trafiku. Ata rezultojnë të jenë kushërinj, djem tezesh.
TCh mëson se furgoni ku u gjet kokaina i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, e cila transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri. Furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.
Për rastin hetimet donte zhvillohen në të dy vendet. Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit ka njoftuar homologët anglez për të marrë më shumë të dhëna se kush qëndron pas kompaninë “Bledi Trans” e cila rezulton e regjistruar në Angli.
Po ashtu Drejtoria e Policisë Kriminale mësohet se është vënë në kontakt me oficerët e britanik të NCA në Tiranë për hetime të tjera të përbashkëta, ndaj të tjerë shqiptarëve në Angli dhe Shqipëri të përfshirë në këtë linjë trafiku.
Drejtoria e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit bashkë me atë të Migracionit dhe Kufirit, janë pjesë e taskforcës së përbashkët Britani Madhe Shqipëri në luftën me imigracionin ilegal dhe krimin e organizuar.

Lini një Përgjigje