
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me punonjësin e Gardës së Republikës, që qëlloi veten me armën e shërbimit ditën e sotme.
Mësohet se efektivi ishte një nga personat që shoqëronte kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, teksa ngjarja është aksidentale.
Efektivi ka qenë duke pastruar armën e shërbimit kur aksidentalisht ka qëlluar, duke i shkaktuar vetes plagë në duar dhe në këmbë.
Ai është dërguar në spitali ne Traumës, teksa raportohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton polica./GazetaShqip
Lini një Përgjigje