Vajza ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, pasi një efektive policie e re në moshë, i ka dhënë fund jetës.
Sipas burimeve, efektivja 21-vjeçare e idetifikuar si Aldorjana Loshi, ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj te zona e Tregut Elektrik.
Sipas informacioneve 21-vjeçarja punonte si efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz.
Mësohet se vajza ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës. Ajo jetonte në Tiranë me nënën dhe vëllanë, teksa prej një viti e gjysmë punonte në polici. Ende nuk dihen shkaqet e krimit.
"Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën "Ali Demi", është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Ndërkohë pak më herët u raportua se një efektiv i Gardës kishte mbetur i plagosur po me armën e shërbimit.
Lini një Përgjigje