TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2024, 17:52

E rëndë në Maliq, vetëvaret pranë banesës 64-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Maliq, vetëvaret pranë banesës

Një 64-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Vashtëmi, në Maliq. Mësohet se 64-vjeçari është gjetur nga familjarët e tij i pajetë brenda banesës ku jetonte, ndërsa nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas policisë, dyshohet se burri i ka dhënë fund vetë jetës.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në afërsi të banesës, është gjetur nga familjarët e tij dyshohet i vetëvarur shtetasi F. A., rreth 64 vjeç, banues në Vashtëmi. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policisë.

Lini një Përgjigje