TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2025, 13:48

"Kimisti" i kokainës në laboratorin e Frakullës, policia jep detaje për arrestimin e kolumbianit

Shkruar nga Pamfleti

"Kimisti" i kokainës në laboratorin e Frakullës,

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e kolumbianit Samir Rosales Rodriguez, pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të Komunës në Frakull të Fierit, Viktor Çervanakut.

Njoftimi për kapjen e Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “Kimisti”, u bë dje nga Policia e Kolumbisë, e cila koordinoi veprimet së bashku me zyrat kombëtare të Interpolit në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri.

Hetimet e kanë identifikuar atë si përgjegjësin kryesor për të udhëhequr “procesin teknik të nxjerrjes së kokainës të fshehur mes substancave të ndryshme”, praktikë që lehtësonte futjen e drogës në kontinentin evropian.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi akuzohej për trafikim të paligjshëm narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, duke zbuluar gjithashtu se mbante rolin e lidhjes mes organizatave mafioze shqiptare, të pranishme në Amerikën e Jugut, dhe strukturave lokale të trafikut të drogës.

Sipas raportit të policisë, Rosales mbikëqyrte drejtpërdrejt logjistikën e disa ngarkesave të kokainës, të transportuara nga Paqësori kolumbian dhe të fshehura kryesisht në plehra organikë.

"Gjithashtu, po falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të informacionit me Policinë kolumbiane, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe koordinimit të veprimeve me zyrat kombëtare të Interpolit në Ekuador dhe Kolumbi, u bë i mundur arrestimi në Kolumbi i shtetasit kolumbian S. R., i dyshuar si pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull të Fierit, V. Ç. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Shqipërisë", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje