TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2025, 12:24

Kultivoi kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet punonjësi i shërbimit pyjor

Shkruar nga Pamfleti

Kultivoi kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet punonjësi i

Një punonjës i sektorit pyjor Vig është arrestuar në flagrancë nga policia pasi kishte kultivuar 98 bimë kanabisi, në një parcelë publike.

Policia njofton se bimët e kultivuara nga 62-vjeçari Zef Lazri u asgjësuan me anë të djegies.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Z. L., 62 vjeç, banues në fshatin Vig.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike, në fshatin Vig. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje