TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2025, 09:38

Vrasja në Shkodër, tre pistat që po hetohen; sekuestrohen pamjet nga kamerat e sigurisë, çfarë dyshohet

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Shkodër, tre pistat që po hetohen; sekuestrohen pamjet

Në drejtim të Kristian Kolës u qëllua disa herë, ndërsa plumbat e kapën në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme...

Kristian Kola, 34 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në lagjen ‘Vasil Shanto’ në Shkodër, ndërsa grupi hetimor po heton në të paktën 3 pista.

Kola u qëllua teksa ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali nga dy persona që u afruan me një motor të zi.

Nga hetimet paraprake rezulton se në drejtim të 34-vjeçarit u qëllua disa herë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Plumbat e kanë kapur viktimën në gjoks, ndërsa autorët të veshur me të zeza, mbanin skafandra në kokë. Dyshimet janë se autorët janë vrasës me pagesë. 

Sipas raportimeve, 34-vjeçari ishte në shoqërinë e disa personave të tjerë, në momentin kur motori që lëviznin atentatorët u shfaq.

Policia ka identifikuar personat të cilët ndodheshin në shoqërinë e 34-vjeçarit ose në ambientin e jashtëm të lokalit, të cilët janë marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Ndërkohë grupi hetimor po heton në 3 pista, një prej të cilave është ajo se autorët mund të kenë gabuar objektiv, ose viktima ka qenë në rrezen e qitjes.

Pista tjetër ku po hetohet është ajo e fajdeve, pra nëse 34-vjeçari ka qenë ose jo i përfshirë në këto skema, që funksionojnë në mënyrë të paligjshme dhe që kanë prodhuar konflikte herë pas here.

Gjithashtu një tjetër pistë ku po hetohet është e shkuara e viktimës, pra nëse është përfshirë ose jo në ngjarje kriminale. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se viktima nuk ka pasur precedentë kriminalë apo penale të provuar. 

Nga raportimet mësohet se për të zbardhur krimin, nga policia janë sekuestruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë, me të cilat do të synohet të hidhet dritë mbi lëvizjet e autorëve, ndoshta edhe për identifikimin e tyre.

Dyshimet janë se autorët kanë pasur informacione lidhur me objektivin, ndërsa e gjithë ngjarja nuk ka zgjatur

Vrasja në Shkodër, tre pistat që po hetohen; sekuestrohen pamjet

më shumë se 90 sekonda. Gjithashtu nuk dihet nëse atentatorët janë njoftuar nga një person i 3-të lidhur me objektivin, apo e kanë pasur nën vëzhgim, pra pa pasur një bashkëpunëtor tjetër.

Gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të së premtes policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, përfshi edhe të afërm të viktimës, ndërsa një grup i posaçëm hetimor po koordinon veprimet për të hedhur sa më shpejt dritë mbi ngjarjen.

Vrasja në Shkodër, tre pistat që po hetohen; sekuestrohen pamjet

Çfarë tha policia lidhur me vrasjen?

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Pamfleti/

 

Lini një Përgjigje