TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2025, 23:13

Ja kush është i riu që u ekzekutua në mes të Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti

Ja kush është i riu që u ekzekutua në mes të

Personi që shihni në foto është viktima e atentatit me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ai u identifikua si Kristian Kola, 34- vjeç. Ai u vra duke dalë nga një lokal. Sipas policisë, është qëlluar nga dy persona me motor.

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, tha policia.

 

Lini një Përgjigje